Kryefjala Logo

Lifestyle Conference: Stili i jetesës dhe reduktimi i risqeve, një reflektim i domosdoshëm.

28 Prill, 2025 | 2:41 pm

A keni menduar ndonjëherë se sa shumë ndikojnë zgjedhjet tona të përditshme në shëndetin dhe mirëqenien tonë?
Çdo vendim nga mënyra si ushqehemi, lëvizim, ndërveprojmë me të tjerët apo përdorim teknologjinë, formëson mënyrën si ndjehemi dhe jetojmë.

Zgjedhjet e përditshme për të ngrënë shëndetshëm, për të kryer aktivitet fizik apo për të ruajtur ekuilibrin mendor kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin tonë fizik dhe emocional. Ky ndikim reflektohet më pas në familje, në punë dhe në të gjithë komunitetin ku bashkëveprojmë.
Në një kohë kur jeta është gjithnjë e më intensive dhe informacioni ndodhet vetëm një klik larg, ruajtja e një stili jetese të shëndetshëm është bërë një sfidë e vërtetë.

Roli i teknologjisë në jetën tonë të përditshme
Nga rrjetet sociale, aplikacionet e fitnesit, te platforma që na lehtësojnë çdo veprim, teknologjia është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë.
A e keni pyetur ndonjëherë veten si ndikon teknologjia në zgjedhjet që bëjmë çdo ditë?
Teknologjia është një asistent i fuqishëm: na informon, na lidh me të tjerët dhe na argëton. Por njëkohësisht, mund të jetë burim shpërqendrimi, stresi dhe lodhjeje emocionale, sidomos përmes konsumit të tepërt të përmbajtjeve digjitale dhe lajmeve negative.

Me përhapjen masive të inteligjencës artificiale, gjithnjë e më shumë mbështetemi tek teknologjia për vendimmarrje në lidhje me shëndetin tonë, një arsye më shumë për t’u vetëdijësuar për ndikimin që ajo ka në stilin tonë të jetesës.

Reduktimi i riskut
Ndryshimet drejt një stili jetese më të shëndetshëm nuk ndodhin brenda natës.
Ndërkohë që reflektimi dhe ndërgjegjësimi ndodhin në nivel individual, ato ndikohen edhe nga marrëdhëniet që krijojmë me njëri-tjetrin dhe me teknologjinë. Duhet të jemi të vetëdijshëm se ndryshimet nuk ndodhin brenda një dite. Megjithatë, përmirësime të vogla në rutinën tonë dhe zëvendësimi i zakoneve të vjetra me alternativa më të mira dhe më të shëndetshme mund të përmirësojnë ndjeshëm stilin e jetesës dhe rrjedhimisht, shëndetin tonë.

Lifestyle Conference: Një platformë reflektimi dhe promovimi

Më 30 Prill, në Piramidën e Tiranës, Lifestyle Conference vjen si një mundësi për të reflektuar, diskutuar dhe për t’u informuar mbi stilin e jetesës dhe reduktimin e risqeve. Nëpërmjet prezantimeve dhe paneleve të diskutimit me profesionistë të shëndetit publik, mjekë, lektorë, dentistë, nutricionistë, farmacistë, trajnerë fitnesi, gazetarë dhe ekspertë të teknologjisë, Lifestyle Conference do të shërbejë si një platformë ndërgjegjësimi dhe promovimi për një jetë më të shëndetshme.

Të ngjashme