Kryefjala Logo

Teuta Krasniqi drejt ndarjes nga Adonis Morina?

9 Mars, 2025 | 11:56 am

Sipas burimeve për emisionin “Prive”, marrëdhënia mes çiftit të njohur, Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina, po kalon një periudhë të vështirë. Këto zhvillime në jetën e tyre personale nuk janë aspak pozitive, raportohet nga media.

Sikur të mos mjaftonte kjo, thuhet se dyshja po përballet me një krizë në martesën e tyre, por kanë vendosur ta mbajnë këtë situatë larg vëmendjes publike, duke ruajtur privatësinë e tyre.

Një shenjë që ka ngjallur dyshime te ndjekësit është mungesa e postimeve të përbashkëta në rrjetet sociale. Adonisi nuk gjendet në platformat online, ndërsa Teuta, megjithëse aktive, nuk ka ndarë asnjë foto ose moment me bashkëshortin e saj për një kohë të gjatë.

Çifti, i cili u martua tetë vjet më parë, ka qenë gjithmonë i dashur për publikun dhe është konsideruar si një nga çiftet më të pëlqyera të showbiz-it shqiptar.

Të ngjashme