Lifestyle
Risitë më të fundit në aplikacionin EasyPay
21 Shkurt, 2025 | 6:02 pm

Nëse jeni gjithmonë në kërkim të mënyrave më të thjeshta dhe më të shpejta për të kryer pagesa, atëherë kemi lajmin perfekt për ju. EasyPay, aplikacioni lider për pagesa digjitale në Shqipëri, ka zgjeruar shërbimet e tij dhe po bëhet një “one-stop shop” për çdo pagesë që ju nevojitet.
Nga pagesat e kredive, siguracionet për makinën, e deri te interneti për udhëtimet tuaja jashtë shtetit – tani gjithçka mund ta menaxhoni lehtësisht nga telefoni juaj.
Ja çfarë ka ndryshuar në EasyPay këtë vit:
Pagesa e kësteve të mikrokredisë – Nëse keni marrë kredi nga NOA apo Kredo, harrojini radhët e gjata. Tani mund të paguani këstin tuaj direkt nga aplikacioni EasyPay, në vetëm disa sekonda.
99eSIM, Internet kudo në botë – Nëse udhëtoni shpesh, kjo risi do t’ju pëlqejë! Tashmë mund të aktivizoni eSIM-in tuaj nga aplikacioni EasyPay dhe ta rimbushni sa herë të keni nevojë. Udhëtoni ku të dëshironi, lundroni në internet dhe shmangni tarifat e larta të roaming-ut. Me 99eSIM, mund të flisni jashtë shtetit me tarifa që nisin nga 2.5 euro.
Siguracionet TPL me ulje speciale – Siguroni makinën tuaj më lehtë se kurrë, pa dalë nga shtëpia. Për çdo siguracion të ri të blerë përmes EasyPay, përfitoni 10% ulje. Për më tepër, siguracioni elektronik është njësoj i vlefshëm si ai i printuar!
Me këto përmirësime, EasyPay po bëhet aplikacioni që nuk duhet të mungojë në telefonin tuaj. Dhe mos harroni: sa më shumë shërbime të keni në një vend, aq më shumë kohë dhe energji kurseni për gjërat që vërtet kanë rëndësi.
A e keni shkarkuar aplikacionin? Nëse jo, ndoshta po humbisni shumë!
















































