Aktualitet
Mbyllet zyrtarisht TikTok-u në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
19 Janar, 2025 | 11:24 am

TikTok nuk është më i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara.
Ligji i ri, i konfirmuar nga Gjykata e Lartë, kërkonte që rrjeti social të ndahej nga kompania kineze ByteDance, për të shmangur ndalimin.
Megjithatë, TikTok nuk u dorëzua dhe preferoi të pezullonte aktivitetet e tij, duke u mbështetur tek inaugurimi i Donald Trump, i cili mund të ndryshojë kartat në tavolinë.
Një nga njoftimet që shfaqet kur hapni aplikacionin në Shtetet e Bashkuara thotë: “Na vjen keq, TikTok nuk është i disponueshëm për momentin në Shtetet e Bashkuara është miratuar një ligj që ndalon TikTok-un , jemi me fat që Presidenti Trump ka treguar se do të punojë me ne për të gjetur një zgjidhje për të rivendosur TikTok sapo të marrë detyrën! Ndërkohë, CapCut, një aplikacion i famshëm për modifikimin e videove që i përket gjithashtu ByteDance, është pezulluar gjithashtu.














































