Kryefjala Logo

Murgesha riparon fustanet e përdorura të nuseve për ato që nuk i blejnë dot

30 Dhjetor, 2024 | 10:20 am

Kjo është Maria Laura. Ajo u rrit në një familje të madhe, me tre motra dhe tre vëllezër. Ata ishin të varfër, dhe ajo mësoi menjëherë të mjaftohej me ato që kishte.

Ajo ka qenë gjithmonë e apasionuar pas modës, ka studiuar për dizajn, derisa realizoi ëndrrën e saj të jetës dhe hapi një rrobaqepësi.
Rrobat i përfundonte me kujdes, donte që të ishin perfekte. Ajo qep kostume burrash por edhe fustane nuseje.

Maria Laura kishte një të dashur, mezi priste të martohej. Më pas lindi mbesa e saj dhe ajo ndjeu gëzim dhe dashuri aq të madhe saqë zemra iu hap Perëndisë. Kur ishte 28 vjeç ajo la gjithçka për t’u bërë një murgeshë e mbyllur në manastirin e Santa Rita da Cascia, në Umbria.

Ajo nuk e priste që ta ndiqte pasionin e saj për modën pikërisht në atë vend. Motra Maria Laura zbuloi se shumë gra, të përkushtuara ndaj shenjtorit mbrojtës të martesës, ua dhuruan fustanet e bardha murgeshave. Në atë moment ajo kishte një ide. Ajo hapi një atelie fustanesh nusërie në manastir. Ajo riparon dhe qep ato të përdorura për nuset që nuk kanë mundësi të blejnë një të ri.
Sot motra Maria Laura është e lumtur. Çdo ditë ajo dhuron një ëndërr, dhe në të njëjtën kohë çon përpara të tijën.

Të ngjashme