Showbiz
G Bani thyen kutinë e emergjencës dhe humbet mundësinë e çmimit të madh
29 Dhjetor, 2024 | 11:17 am

Për herë të parë në historinë e Big Brother VIP Albania, konkurrenti G Bani ka ndërmarrë një hap të papritur nga askush duke thyer një nga kutitë e emergjencës brenda shtëpisë,një tjetër risi e këtij viti.
“Sapo humbe të drejtën të fitosh çmimin e madh”- shkruhej brenda zarfit.
Mbetet të shihet sesi do vijojë loja e G Banit duke ditur penalizimin që mori. Po ashtu, duke qenë se ai s’ka të drejtë të fitojë çmimin e madh, nuk i përjashtohet mundësia për çmimin që marrin finalistët, gjithmonë nëse arrin në finale.











































