Showbiz
E quajti b*ndër, përplasen Rozana dhe Jozi, ky i fundit ndryshon deklaratë: Ti je shembull!
29 Dhjetor, 2024 | 10:09 am

Këngëtarja dhe artistja Rozana Radi ka kërkuar të lërë shtëpinë e Big Brother VIP pas disa komenteve fyese dhe ofenduese që i janë bërë nga një tjetër banor, Jozi.
Ky i fundit e ka quajtur Rozana Radin si të paaftë në profesionin e saj, ndërsa e ka etiketuar edhe si ‘bundër që ka bërë hundët e buzët.
“Kur nis të flas, ose s’flas fare ose kur të flas, e prek në pikën më të dobët, në pikën më të keqe. E njoh familjarisht prej 25 vitesh kur ka qenë andej. Përulu para meje se nëse të them unë diçka ty, ti lut Zotin që të dalësh pa u bërë 24 orë. Nuk mundet të më tregojë mua live-t, kjo nuk është këngëtare live, kjo është stonaturë… kjo është ulur në lloj lloj karrige, e ka fituar festivale. Rrjedh nga një familje ok, por është nul. Është kokrra e dallaveres. Është nga ato bundrat që ka bërë hundët, buzët, mollëzat, vetullat e të gjitha“, u shpreh Jozi gjatë një bisede me Aldon.
Pasi pa klipin, këngëtarja kërkoi të lërë shtëpinë e Big Brother VIP, ndërsa e përlotur tha se nuk ka lejuar asnjë mashkull ta shkelë me këmbë.
Por pasi mbaroi prime Jozi dhe Rozana janë sqaruar, teksa ky i fundit ka tërhequr mbrapsht fjalët per të, duke e quajtur shembull e idhull për shqiptarët. Rozana edhe pse ishte e lënduar serish e fali, ndonse Jozi doli pak nga fjalët që kishte dhënë duke ndryshuar version.













































