Showbiz
Si e justifikoi Xumi rrëzimin pas debatit me Zebervokin?”Ishte inskenim”
26 Dhjetor, 2024 | 10:42 am

Një moment debati solli si pasojë reagimin e Xumit dhe Zebervokit, teksa të dy ishin në përpjekje për të hyrë në tualet. Një përplasje verbale mes tyre u zhvillua brenda pak sekondash, por ndërhyrja e banorëve të tjerë ndaloi situatën të përshkallëzohej më tej. Pas ndërhyrjes, debati u qetësua, por ngjarja nuk kaloi pa lënë gjurmë.
Teksa gjendeshin në dhomën e gjumit, Xumi zgjodhi të shpjegonte veprimet e tij, duke treguar qëllimet dhe emocionet që e shtynë drejt përplasjes me Zebervokin. Në fjalën e tij, ai tha:
“Jemi në ‘Prime’, o vëlla, ku do të diskutohet gjithçka. Do çohet Ledioni e do na pyesë, pastaj Marjusi do flasë për artistët. Po ne, që jemi aktorë, e kemi një qëllim – të tregojmë aftësitë tona. Ne mund të inskenojmë një dramë, një komedi, çfarëdo që të jetë. Jam këtu për të treguar se mund të bëj më shumë sesa të ndjek rutinën e përditshme. Kjo është puna ime, dhe dua që publiku ta shohë këtë.”













































