Showbiz
Në një pritje të ëmbël me partnerin?Përgjigjen e jep vetë Diola Dosti
26 Dhjetor, 2024 | 10:39 am

Diola Dosti, ka reaguar pas spekulimeve për një shtatzëni të katërt. Thashethemet nisën nga një foto ku ajo shfaqet me duart mbi bark, por Diola ka sqaruar gjithçka në një prononcim për Prive.
“Unë nuk kam një ‘Bebe’ këtu, kam një avokado. E gjitha nisi nga një foto, por unë kam një gjë: pjesa më sensuale që mendoj se është në trupin e një njeriu është barku. Ndaj kisha duart te barku, ndoshta sepse e dua, pasi kam lindur tre vajza. Nuk jam shtatzënë akoma,” tha ajo, duke shuar çdo aludim.
“Barku im më kujton të gjitha mrekullitë që kam sjellë në jetë, ndaj do ta vlerësoj gjithmonë,” shtoi ajo.











































