Showbiz
Nga mosmarrveshjet, ish kunatat Tuna dhe Nora i këndojnë dashurisë
25 Dhjetor, 2024 | 9:06 pm

Dy emra të njohur të estradës, Tuna Sejdi dhe Nora Istrefi, kanë publikuar sot duetin e tyre të parë.
Ky bashkëpunim ka ngjallur kuriozitet dhe entuziazëm të madh, duke qenë se të dyja nuk janë vetëm të suksesshme në karrierë por edhe ish-kunata në jetën private. Madje dikur ato nuk kanë patur një marrëdhënie të mirë.
Kënga e cila titullohet “My Love” është një miks i stileve të veçanta të Tunes dhe Nores. Videoklipi i këngës është mjaft artistik ku dyshja kanë lenë pa fjalë me dukjen e tyre.













































