Kryefjala Logo

Krujë, digjet një automjet në oborrin e një banese. Ja çfarë dyshon policia

2 Shkurt, 2021 | 9:05 am

Policia e Krujës ka njoftuar mëngjesin e sotëm se një makinë është djegur në oborrin e një banese, sipas informacioneve dyshohet se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme.

Bëhet me dije se janë shoqëruar disa persona.

Njoftimi

Rreth orës rreth orës 03:00 në oborrin e banesës është djegur mjeti tip “Benz” i cili është në pronësi të shtetasit B. V. Ngjarja ka ndodhur në Krujë.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona si dhe janë administruar provat në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të ngjashme