Showbiz
Elhaida Dani zbulon arsyen e largimit nga X Factor
22 Dhjetor, 2024 | 5:44 pm

Prej disa javësh po transmetohet “X Factor”, ku talentet e reja janë duke u testuar nga një juri profesioniste. Fillimisht, juria ishte përbërë nga katër emra të njohur të muzikës dhe televizionit: Adi Krasta, Arilena Ara, Elhaida Dani dhe Young Zerka.
Megjithatë, vetëm 24 orë para premierës, produksioni ka konfirmuar se Elhaida Dani nuk do të jetë më pjesë e panelit të jurisë. Ky ndryshim ka ardhur papritur, duke qenë se Elhaida ishte caktuar të drejtonte kategorinë e djemve, një rol që tani do të rikthente në talent-show për një sezon të dytë.
Elhaida ka folur për Andale ku ka treguar se shkak i largimit nga X Factor ishin axhenda e ngarkuar e këngëtares dhe disa projekte që ka jashtë Shqipërie në fillim janari.













































