Kryefjala Logo

Reagon TikTok pas lajmit se platforma do të mbyllet në Shqipëri

22 Dhjetor, 2024 | 10:20 am

Edi Rama gjatë një takimi me mësues dhe prindër njoftoi këtë të shtunë dhe mbylljen e rrjetit social “TikTok” në vendin tonë.

Ai tha se kjo platformë nuk do të jetë e aksesueshme për vendin tonë përgjatë një periudhe kohore prej një viti.

Kjo masë drastike është marrë pas ngjarjes së ndodhur jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku 14-vjeçari Martin Cani, u vra me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj.

Ndërkohë, Abc News raporton se TikTok në një përgjigje me email të shtunën ka kërkuar qartësi urgjente nga qeveria shqiptare për rastin e Martin Canit.

Kompania ka thënë se: “nuk kishte gjetur asnjë provë që autori ose viktima të kishte llogari TikTok dhe raportet e shumta në fakt kanë konfirmuar se videot që çuan në këtë incident po postoheshin në një platformë tjetër, jo në TikTok”.

Të ngjashme