Showbiz
Shuhet idhulli i miliona fëmijëve,Rey Mysterio,legjenda e WWE
22 Dhjetor, 2024 | 10:11 am

Zi në botën e keçit. Rey Mysterio Sr, legjenda e sporteve luftarake, ka vdekur në moshën 66-vjeçare.
Këtë e kanë bërë të ditur mediat ndërkombëtare, duke cituar familjen e keçistit meksikan. Shkaku i vdekjes së papritur ende nuk është bërë i ditur.
I lindur në Meksikë, Miguel Angel Lopez Diaz dhe me origjinë nga Tijuana, ai filloi të luftonte në 1976 dhe performoi për herë të fundit vitin e kaluar. Nipi i tij Oscar Gutierrez Rubio, i njohur si Rey Mysterio junior, vazhdon traditën familjare në WWE.













































