Showbiz
Gili i rikthehet nostalgjisë, poston foto me Parashqevi Simakun dhe ish bashkëshortin e saj, Robertin
15 Dhjetor, 2024 | 10:29 am

Ditëve të fundit, kryefjalë e medias ka qenë Parashqevi Simaku dhe transformimi i saj nga këngëtarja ikonë në Shqipëri në një të pastrehë në New York. Videot kanë bërë xhiron e rrjetit.
Ndërkohë që këngëtarja Gili ka vendosur ta rikujtojë Parashqevinë në një tjetër mënyrë. Me një foto të vitit 1996 në Festivalin e RTSH.
“Viti 1996, në Festivalin e Rtsh me Parashqevi Simakun dhe ish bashkëshortin e saj Robertin”- shkruan Gili me nostalgji.















































