Kryefjala Logo

E rëndë në Shkodër, punonjësi i policisë përplas për vdekje 49-vjeçarin me biçikletë

29 Janar, 2021 | 9:04 pm

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të premte në aksin Koplik Shkodër.

Burime bëjnë me dije se viktima, shtetasi A.Sh., po udhëtonte me biçikletë kur një automjet e ka përplasur, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Ky i fundit u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Aksi ne fjalë mbetet një nga më problematikët ne vend për shkak te aksidenteve te shumta gjatë gjithë vitit.

Personi që ka shkaktuar aksidentin bëhet me dije se është punonjës policie, raporton Syri.net.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 29.01.2021, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Koplik – Shkodër, në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, automjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi  Gj. Gj. 26 vjeç,  ka goditur shtetasin A. Sh. 49 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi A.Sh është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe me pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Gj.Gj është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme

Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Të ngjashme