Showbiz
Fero habit me deklaratën e fundit: Jam në depresion…
16 Shtator, 2024 | 9:21 pm

Reperi Fero ka shqetësuar fansat e tij, teksa ditën e sotme ka bërë një deklarata disi të papritur.
Ai thotë se është i shqetësuar dhe në depresion të rëndë, për shkak të problemeve ligjore që ka me Gjykatën e Gjilanit.
Për këtë, ai ka kërkuar nga mediat që ta kontaktojnë, mesa duket për të rrëfyer hallin e tij publikisht.

Më herët Fero është përballur me po këtë gjykatë, pasi është denoncuar për raste të dhunimeve personave të ndryshëm. Ai është përfolur edhe për dhunë ndaj ish-partneres, çka dyshohet si shkaku i ndarjes së tyre.
Fero, pak kohë më parë, deklaroi se ka hequr dorë nga muzika dhe është kthyer në besimtar mysliman të devotshëm













































