Showbiz
“Do ikim të jetojmë në Dubai”/ “Hati i Tik Tok” vijon ironitë në rrjet
14 Shtator, 2024 | 11:31 am

Hati dhe Jashari, çifti që reklamon jetën e tyre të luksit në TikTok, janë gjobitur nga policia, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar.
Menjëherë pas kësaj, personazhi i rrjeteve sociale ka reaguar me disa foto të postuara në “Instagram”, ku shkruante: “Bravo policia për punën e lodhshme dhe të pandalur! Keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot!”, teksa e shoqëronte me disa postime ironike si: “Jemi që jemi, po shkojmë për makinën e radhës! Apo ikim jetojmë në Dubai?”.
Por reagimet e saj nuk mbaruan këtu. Ajo vijon me ironitë ku shkruan: “Një rritje rrogash për policinë se kanë bërë alamet kapjeje 19-vjeçare”, teksa shprehet se “edhe në këto raste” e gjen kohën për të bërë vlog.
Mbrëmjen e 12 shtatorit, Hati bëri një tjetër postim, kësaj radhe në “TikTok”, ku tregon momentin e ndalimit nga policia dhe më pas shoqërimin për në komisariat. “Dikush nga ju më ka kallëzuar”, shprehet ajo në videon e saj.
Në fundin e postimit të saj, ajo “sulmon” policinë me ironi duke thënë: “Në fund të ditës e ‘hamë’ ne njerëzit e thjeshtë, ndërkohë këto kamikazët e rrugës nuk pësojnë asgjë”.













































