Showbiz
Evi Reçin dhe Kledi Hysën e uron gjithë showbizi për lindjen e djalit
13 Shtator, 2024 | 11:39 pm

Mēngjesin e sotëm Evi Reçi dhe Kledi Hysa kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram lajmin më të bukur: U bënë prindër për herë të parë!
Çifti ka publikuar foton e parë të duarve të tyre dhe të vogëlushit ku përbri shkruan: “Mëngjesi i këtij shtatori erdhi kështu, me një mrekulli të vogël 13/09/2024. Mirë se erdhe në jetë Aster Hysa”.

Urimet kanë qenë të pafundme për Evin dhe Kledin, ku gjithë showbizi nuk ka ngurruar të komentojë dhe të jap urimet e tyre për lindjen e Aster. Shumë prej personazheve VIP, kolegë dhe miq të çiftit si Fifi, Marina Vjollca, Olti Curri, Marsela Çibukaj, Florian Binaj, DJ Pm, Aulona Musta, Benada Nishani, Bes Kallaku, Sarah Berisha, Armina Mevlani e shumë të tjerë kanë shprehur emocionet e ardhjes së djalit të Evit e Kledit.

















I urojmë Aster, jetë të lumtur në familjen e bukur me mami Evin dhe babi Kledin!













































