Showbiz
Zbulohet një emër që pritet të zëvendësojë Xhemi Shehun në Portokalli
29 Gusht, 2024 | 9:52 pm

Pak ditë më parë u publikua lajmi se Xhemi Shehu do të jetë në moderimin e Fiks Fare me Jul Dedën. Ndonse tani më një tjetër emër po flitet që do të zëvendësojë Xhemin në moderimin e Portokalli.
Bëhet fjalë pikërisht për Kiara Titon. Pak më parë blogeri Olti Curri ka publikuar një Insta Story ku shkruan; Zogu cicëroi, ta besojmë?. Ndonëse nuk dihet ende nëse Kiara do të jetë krahë Salsano Rrapit dhe Nevina Shtyllës në Portokalli.

Deri më tani emri i Kiarës është folur për projekte të ndryshme kështu që na mbetet të presim, pasi vetë ajo ka njoftuar rikthimin në televizion pas lindjes së vajzës.












































