Kryefjala Logo

Endri Prifti dhe Ola Bruko konfirmojnë lidhjen e dashurisë

27 Gusht, 2024 | 8:56 pm

Endri Prifti dhe gazetarja Ola Bruko janë zyrtarisht në një lidhje dashurie.

As njëri dhe as tjetri nuk i fshihet më publikut, ku teksa prej një viti përflitej lidhja e tyre e dashurisë.

Ka qenë vetë këngëtari ai që ka ndarë një foto ku edhe konfirmon romancën me moderatoren.

“Një javë të bukur, me shëndet e shumë dashuri ju urojmë të gjithëve, e di që është e martë”- shkruan Endri Prifti duke bërë ‘tag’ edhe Ola Brukon në Instagram, aty ku ai vendosi të publikojë lidhjen e tyre të dashurisë.

Ola i ka kthyer përgjigje postimit duke i konfirmuar përmes simboleve dashurinë e saj.

Eli Fara, mikeshë e çiftit ka komentuar enpara nga artistët, duke shprehur simpatinë e lidhjes së tyre.

901DE8AF 81D1 4621 9723 0D0BA23DD5FF

Endri Prifti dhe gazetarja Ola Bruko përfliteshin prej verës së kaluar për lidhjen e tyre.

Në disa media u raportua se marrëdhënia e tyre mendohet të ketë nisur gjatë emisionit “Dola te Olta”, kur vëllezërit Prifti ishin jo vetëm këngëtarë, por edhe bashkëprezantues me gazetaren.

Gazetarja u nda pak kohë më parë nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka dy fëmijë. Endri kishte kohë që ishte beqar.

Të ngjashme