Showbiz
Publikohet video nga momenti i sulmit të motrave Berisha ndaj Klea Prengës
26 Gusht, 2024 | 2:15 pm

Në rrjet po qarkullon video e momentit kur motrat Antonela dhe Mariela Berisha dhunojnë Klea Prengën mbrëmjen e 6 gushtit 2024.
Sapo futen në lokal, Mariela Berisha merr (një gotë ose shishe) qelqi nga një tavolinë dhe godet Prengën. Pas saj shfaqet e motra Antonela, e cila gjithashtu e dhunon vajzën e re.
Disa persona ndërhyjnë në lokal për të ndarë sherrin mes motrave Berisha dhe vajzës së re.
Dy motrat Berisha janë shpallur në kërkim dhe ndaj tyre është ngritur akuza “Plagosje e rëndë me dashje”.












































