Kryefjala Logo

Gania ironizon Bleron:“Me i ra n’sy femrave…”

26 Gusht, 2024 | 9:58 am

Visar Dermaku, ish konkurrent në BBVKz nuk ngurron të përdorë ironinë për të thumbuar kolegët e tij.

Së fundmi, ai ka vënë në shënjestër këngëtarin Blero, duke publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram që ka ngjallur reagime në rrjet.

Në videon e postuar, Dermaku ka treguar një moment nga qëndrimi i tij dhe i Bleros brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Duke mos e lënë pa një përshkrim të kripur, ai shkroi: “Tu ‘nejt’ afër Bleros me ju ra në sy femrave”.
Blero ka qenë shumë i komentuar kohët e fundit për jetën e tij personale. Vetëm pak ditë më parë, ai i bëri një kërkesë publike ish të dashurës së tij që të rikthehej me të. Kjo marrëdhënie ka mbetur disi mister për publikun, pasi dihet shumë pak për lidhjen e tij me ish të dashurën, të cilës Blero i referohet me nofkën ‘Bebi’.

Të ngjashme