Kryefjala Logo

Kamala Harris mbledh 540 milion $ donacione në një muaj

25 Gusht, 2024 | 5:13 pm

Kamala Harris arriti një rekord mbresëlënës, vetëm pak 24 orë pas zyrtarizimit që mori nga Partia Demokratike për zgjedhjet presidenciale amerikane në nëntor.

Në veçanti, siç raporton Reuters, nënpresidentja e SHBA dhe kundërshtarja e Donald Trump ka mbledhur 540 milionë dollarë në pak më shumë se një muaj, që kur ajo filloi fushatën e saj për presidencën e SHBA.

Një memo e lëshuar nga menaxherja e fushatës së Harris, Jen O’Malley Dillon, tha se 540 milionë dollarët e mbledhura përfshijnë 82 milionë dollarë që erdhën gjatë javës së konventës dhe janë një shenjë e entuziazmit demokrat për kandidaturën e saj.

Të ngjashme