Kryefjala Logo

Fedez vjen me një dedikim për Chiara Ferragni?

22 Gusht, 2024 | 4:07 pm

Postimi i fundit në profilin e Fedez në Instagram ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve.

Pak ditë më parë Fedez publikoi në Instagram disa fotografi të reja nga pushimet e tij në Sardenjë. Megjithatë, ajo që i intrigoi ndjekësit ishte imazhi i parë i kombinuar me mbishkrimin dhe këngën në sfond. Është një fotografi që portretizon Fedez duke përqafuar Vittoria, Leone dhe Silvio. Krahas, disa fjali nga një prej këngëve më të famshme të Blink-182 (grupi i preferuar i këngëtarit)

Ai shkruan: “Mos humb kohë për mua. Ti je tashmë zëri brenda kokës sime…(Më mungon, më mungon).”

Kaq ka mjaftuar që fansat të aludojnë se ky është një dedikim për Chiara Ferragnin.

6EF790CF F066 4E19 8C3B 89925C67E586

Të ngjashme