Kryefjala Logo

Princ Leka do të bëhet baba për herë të dytë?

21 Gusht, 2024 | 5:07 pm

Trashëgimtari i familjes Mbretërore, Princ Leka dhe partnerja e tij e re Blerta Celibashi, nuk fshehin më as lidhjen e tyre dhe nuk i fshihen as publikut.

Çifti duket se po bën planet për dasmë ndërkohë është kapur sot nga Liberale.al, duke bërë shoping në një nga dyqanet për fëmijë në kryeqytet.

Mes tyre është vajza e Princ Lekës, çka duket se pas konflikteve të bujshme me aktoren Elia Zaharia dhe divorcit të dhunshëm, mosmarrëveshjet mes tyre janë sheshuar. Vajza e tij nga pamjet duket se është miqësuar edhe me partneren e re të Princ Lekës.

Sipas Liberale,thuhet se partnerja e re e Princ Lekës, Blerta Celibashi, ish fotografja e e oborrit mbretëror, është shtatzënë dhe në pritje të ëmbël.

Teksa flitet se do të organizojnë edhe një dasmë së shpejti, Princi pritet po ashtu të bëhet baba për herë dytë.

1274D8C4 FB9C 407C 9564 054D30FD5A4D

0B24DC3A 4A4A 4275 B346 2A99CBE04C79

Të ngjashme