Showbiz
Kinemaja në zi/Ndahet nga jeta legjenda e filmit Alain Delon
18 Gusht, 2024 | 9:17 am

Legjenda e filmit francez Alain Delon ka vdekur në moshën 88-vjeçare. Lajmi u konfirmua për AFP nga tre fëmijët e aktorit dhe producentit të njohur.
“Alain Fabien, Anouchka, Anthony, si dhe Loubo (qeni i tij) , janë thellësisht të pikëlluar të njoftojnë ndarjen nga jeta të babait të tyre. Ai ndërroi jetë i qetë në shtëpinë e tij në Douchy, i rrethuar nga tre fëmijët dhe familja e tij”, thuhet në deklaratë.
Ndërsa shtojnë se kërkojnë privatësi në këto momente të vështira.
Ylli i Le Samouraï , Plein Soleil dhe The Leopard, ka qenë në gjendje të keqe shëndetësore që pasi pësoi goditje në tru në vitin 2019.
Lajmet për mirëqenien e tij u bënë publike gjatë verës, kur fëmijët e tij dëbuan Hiromi Rollin, kujdestarin e aktorit prej një kohe të gjatë nga vila e tij.
Fëmijët e aktorit thanë se Rollin po përpiqej të ushtronte ndikimin e saj mbi aktorin dhe ta izolonte atë nga familja e tij.












































