Lajme nga vendi
Aksident i frikshëm tek Komuna e Parisit (VIDEO)
25 Janar, 2021 | 12:12 am

Një aksident ka ndodhur mbëmjen e sotme te Komuna e Parisit. Nga pamjet ekskluzive për Kryefjala.com shihet se është dëmtuar trafikndarësja e rrugës.
Makina e përplasur është një Audi. Fatmirësisht burime bëjnë me dije se nuk ka pasur viktima.
Ambulanca ka arritur në vendngjarje. Policia po heton për shkaqet e aksidentit.
Aksidentet për shkak të shpejtësisë kohët e fundit në vendin tonë janë shtuar sëfundmi. Ndërsa vlen të theksohet se rruga ditën e sotme ka qenë edhe me lagështirë për shkak të shiut.


















































