Kryefjala Logo

Kush është babai i fëmijës së tretë të Cardi B?

3 Gusht, 2024 | 10:29 am

Reperja e famshme ka konfirmuar në dosjen e divorcit të dorëzuar në gjykatë se Offset është babai i foshnjës të tretë që ajo po pret.

Në të dhënat e tjera të dosjes, thuhet se çifti edhe pse në proces divorci, është në pritje të fëmijës së tretë bashkë. Këngëtarja e “Bodak Yellow”, po kërkon mbështetje nga Offset, për të tre fëmijët, pasi Cardi B dhe reperi janë njëherësh edhe prindër të vajzës Kulture dhe djalit Wave.

Cardi B e dha lajmin e shtatzënisë vetëm pak orë pasi kishte dorëzuar në gjykatë dosjen me kërkesën për divorc. Përfaqësuesi ligjor i këngëtares konfirmoi për mediat se artistja po kërkon kujdestarinë e tre fëmijëve, përtej faktit që ndarja me Offset është një vendim i përbashkët dhe me shumë mirëkuptim nga të dy palët.

Të ngjashme