Lajme nga vendi
Çim Peka: Rama i fal detin, greku e nxjerr fitues Ramën, në sondazhet e Euronews Albania me pronar Theodhori Çamin
22 Janar, 2021 | 12:33 am

Euronews Albania ka publikuar ditën e sotme një sondazh ku sipas tyre, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot do të fitoheshin nga Partia Socialiste e Shqipërisë.
Sipas tyre 41.8 për qind e shqiptarëve do të votonin Partinë Socialiste. 28.2 për qind do të votonin Partinë Demokratike, 10.3 për qind Lëvizjen Socialiste për Integrim, 1.5 % PDIU-në, ndërsa 2.1% partitë e tjera.
Gazetari i njohur Çim Peka ka ironizuar këtë sondazh duke shkruar në rrjetin social Facebook: Rama i fal detin, greku e rrit në sondazh.
Ky status ka të bëjë me origjinën që ka pronari i Euronews Albania, Theodhori Çami i cili është nga Derviçani, një fshat me minoritarë grekë.
Gjithashtu ashtu siç e dimë të gjithë, Shqipëria i ka falur Greqisë plot 12 milje shtrirje në det. Ditën e djeshëm parlamenti grek ka miratuar edhe projekt-ligjin duke bërë për herë të parë të gjitha partitë bashkë.
Para pak ditësh Syri televizion publikoji një sondazh se kë do të zgjidhnin shqiptarët për kryeministër dhe Lulzim Basha mori 52% sipas Syrit.


















































