Kryefjala Logo

Gruaja bie aksidentalisht nga lartësia, ja gjendja e saj…

17 Janar, 2021 | 9:37 pm

Një grua ra mbeti e plagosur mbrëmjen e kësaj të diele në kryeqytet pasi ra nga lartësia. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:50, në rrugën “Sinan Tafaj”.

Sipas policisë, 54-vjeçarja me iniciale M. Xh, ra aksidentalisht, në rrethana për momentin të paqarta. Ajo mësohet se u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, një grup hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.01.2021, rreth orës 19:50, në rrugën “Sinan Tafaj”, aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasja M. Xh, 54 vjeçe, e cila po dërgohet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme