Kryefjala Logo

Përdhunoi vajzën 12-vjeçare të gruas, arrestohet 40-vjeçari që kërcënoi se do vriste veten

17 Janar, 2021 | 12:36 am

Një ngjarje e rëndë është rregjistruar në Ksamil kun j 40-vjeçar është arrestuar pasi ka abuzuar seksualisht për 2 vite me radhë me vajzën 12 vjeçare të bashkëshortes së tij me të cilën ka edhe një djalë 9-vjeçar.

Njerku nuk e ka pranuar fillimisht akuzën, por pas ballafaqimit me vajzën ka rrëfyer çdo gjë.

Siç thuhet në dosjen e gjykatës që ka siguruar media, ai ka kërkuar ballafaqim me të miturën dhe pasi ajo ka treguar gjithçka, i ka rrëfyer se kanë qenë vetëm dy raste të ngacmimit seksual.

“Pasi ka marrë vesh nga vajza e saj në lidhje me faktin e abuzimit nga ana e bashkëshortit** deklaruesja pohon se e ka pyetur këtë të fundit. Ai nuk e ka pranuar fillimisht se ka kryer marrëdhenie seksuale me vajzën*** por ka kërkuar ballafaqim.

Në momentin që vajza ka ardhur dhe e ka akuzuar në prezencë të saj që ai kishte dy vjet që abuzonte sekualisht me të duke kryer marrëdhenie seksuale*** deklaruesja pohon se përgjigjja e bashkëshortit të saj ishte se ka ndodhur dy herë** por ai ka qenë në gjendje të pavetëdijshme”, thuhet në dosjen e gjykatës.

Ndërsa është shokuar kur ka marrë vesh këtë që ndodhte me të bijën jashtë syrit të saj, nëna e vajzës i ka kërkuar burrit të dalë nga jeta e tyre përfundimisht. Por ai është justifikuar se abuzimi ka ndodhur pa vetëdijen e tij dhe ka kërcënuar se do të vriste veten.

“Deklaruesja pohon se ka qenë e shokuar dhe i ka kërkuar të largohet përfundimisht nga jetët e tyre. Ai ka thënë se do të vrasë veten dhe më pas është larguar. Të nesërmen e ka takuar përsëri dhe i ka thënë se nuk mund të jetojë pa ata dhe i ka treguar se nëse nuk do ktheheshin bashkë ai do të pinte një ilaç dhe të helmohej. Pas kësaj** deklaruesja ka shoqëruar vajzën për të bërë kallëzim në polici“, thuhet në dosjen e gjykatës.

 

Të ngjashme