Kryefjala Logo

Aksidenti i rëndë në Milot ku ndërruan jetë 4 persona të një familje, ja si paraqitet gjendja e 3 vjeçares së mbijetuar

15 Janar, 2021 | 9:25 pm

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme ku një makinë tip “Citroen” është përplasur me një kamion dhe si pasojë ka ndërruar jetë 4 persona të të njëjtës familje.

Nga ky aksident i frikshëm ka mundur që të mbijetojë vajza e vogël e cila është 3-vjeç.

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka konfirmuar se gjendja e vogëlushes vazhdon të jetë e rëndë.

“Posa fola me mjekun në spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas mjekut vogëlushja ka lëndime të rënda trupore dhe thyerje të eshtrave. Gjendja e saj tashmë është më stabile dhe mjekët po shpresojnë që do të përmirësohet”, ka thënë ai për Express.

Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një kthesë, ku edhe nuk ka mundur ta shohë kamionin që vinte në drejtim të tij. Në atë moment ndodhi edhe përplasja tragjike.

Drejtuesi i kamionit po nga Kosova , mbrëmë është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje.

Të ngjashme