Lajme nga vendi
Deklarata e fortë: Rama ka pasur efekte anësore nga vaksina
14 Janar, 2021 | 10:46 pm

Kryeministri Edi Rama është i ftuar momentalisht në emisionin Open të Eni Vasilit përballë një grupi analistësh. Ai ka pasur disa debate me gazetarin Robert Rakipllarin i cili ka kërkuar të dijë se përse qeveria nuk është e hapur për të treguar se nga erdhën vaksinat.
Rama filloji që të ironizojë duke u shprehur se ata e kanë transportuar vaksinën me gomar.
Analisti Agron Gjekmarkaj u shpreh se vaksina po duket se ka dhënë efekte anësore tek Rama, jo në aspektin shëndetësor, por në aspektin e propagandës.
Rama kishte thënë që vaksina ka ardhur që të premten, ndërkohë në bazë të disa dokumenteve të publikuara nga mediat ajo është zhdoganuar vetëm disa minuta para se Rama të injektohej në Rinas dhe është marrë dorazi.


















































