Lajme nga vendi
E fundit/ Aksident tragjik në “Rrugën e Kombit” dyshohet për katër viktima
14 Janar, 2021 | 7:41 pm

Një aksident i rëndë mësohet të këtë ndodhur pak më parë në aksi Milot-Rrëshen. Sipas të dhënave të para dyshohet për 4 viktima.
Makina është përplasur me një kamion sipas raportimeve të para.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Rubikut, ndërsa shkaqet e tij janë ende të paqarta.
Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje.


















































