Kryefjala Logo

Artistja shqiptare e shokuar nga suksesi i saj në Billboard…

27 Mars, 2023 | 8:55 am

Bebe Rexha është një nga emrat shqiptarë më të suksesshëm të muzikës në arenën ndërkombëtare. Ajo është shpallur së fundmi si artistja femër që ka qëndruar më gjatë në top listat e Billboard, për zhanret “Country” dhe “Dance/Electronic”.

Këto rekorde vijnë falë dy këngëve të saj shumë të suksesshme, “Meant to be” (bashkëpunim me Florida Georgina Line) dhe “I’m Good (Blue)” bashkëpunimi i saj i suksesshëm me David Guetta.

“Uau, jam e shokuar! Artistja femër që ka qëndruar më gjatë në ‘Billboard Hot Country’ dhe ‘Billboard Dance/Electronic’ në vendin e parë”, ka shkruar Bebe Rexha.

75A8E7E9 9282 474D 9D01 73EBFD6D329A

Të ngjashme