Showbiz
Noizy këshillon reperat: Blini “followers” si Mozzik…
25 Mars, 2023 | 12:13 pm

Mozzik është reperi i parë shqiptar që ka 2.1 milion “followers”) në Instagram dhe “urimin” e parë e ka marrë nga Noizy.
Me anë të disa videove (që më pas u fshinë) Noizy ka akuzuar Mozzik se ka blerë ndjekës në këtë rrjet social. Ai ka “këshilluar” edhe artistët e rinj të ndjekin shembullin e Mozzik, të mos harxhojnë lekë në këngë dhe videoklipe, por të blejnë ndjekës.
Konflikti mes Noizyt dhe Mozzik starton që më herët. Nga shokë për kokë, miqësia e tyre u kris vetëm pak muaj pasi sollën duetin e suksesshëm “Bonjour Madame”. Kjo përçarje u përfol se u zmadhua pas duetit të Noizyt me Loredanën “Heart attack” verën e kaluar.












































