Kryefjala Logo

Dedikimet që Luizi u bën partnereve janë tatuazhe dhe këngë…

24 Mars, 2023 | 1:56 pm

Luiz Ejlli është sot për sot personazhi më i përfolur i momentit. Dhe për këtë fakt duhet të bëjnë paqe ata që duan por edhe ata që se simpatizojnë artistin e njohur. E si i tillë ai është tepër i ndjeshëm e romantik prandaj dhe dashurinë duket se e shpreh me tatuazhe e këngë.

Tashmë ka firmën e Kiarës në trup, por dikur edhe emrin e një prej ish partnereve të tij. Megjithatë Luizi i ka dedikuar Kiarës këngën “Me ty”, por vite më parë sipas kompozitorit Klodian Qafoku ai i ka kushtuar ish- partneres së tij këngën “Oqean” dhe asokohe ai ka qenë në një lidhje me Megi Topallin.

Kushedi sa me fat duhet të ndihen partneret e Luizit me këto dhurata që mbeten përjetësisht.

Play

Play

Të ngjashme