Kryefjala Logo

Luizi hap debatet e vjetra dhe i kërkon Oltës shpjegim: Pse më quajte narkoman?!

24 Mars, 2023 | 9:08 am

Javë më parë Olta dhe Luizi kanë patur debate shumë të forta dhe më pas aktorja bënte gjeste te hunda duke nënkuptuar se Luizi është i varur nga lëndët narkotike.Mbrëmë Luizi i ka kërkuar shpjegim Oltës për këto fjalë duke i thënë se, “S’jam shquar ndonjëherë për atë punë gjatë gjithë jetës”.

Ndërkohë, Olta i është përgjigjur  “Nuk dua të flas tani për këtë temë, [do të flas] kur të jem unë gati”.

Nga ana tjetër me tê drejtë Nita Latifi e habitur ka pyetur se si ka mundësi që një bisedë e tillë është anashkaluar pa u diskutuar në një prej mbrëmjeve të spektaklit ndërsa Deamishel i është përgjigjur se bëhet fjalë për spektaklin ku Arbana kishte refuzuar të diskutonte disa tema, që i cilësonte si shumë të ulëta.

Play

Të ngjashme