Showbiz
Lumi B i vetmi reper që bën bashkë kaq shumë VIP-a në këngën e re…
23 Mars, 2023 | 9:13 am

Lumi B ka lançuar këngën e tij të re të cilën e cilëson edhe si të preferuarën e tij. Në “Cili je ti”, reperi përmend plot figura publike shqiptare, madje disa prej tyre duke filluar nga Getoar Selimi, Pint, Ledri Vula janë bërë pjesë e videos së tij të re edhe me figurë.
Teksti është shkruar nga vetë reperi dhe duket se kënga është pritur mirë jo vetëm nga kolegët e përfshirë në të, por edhe nga publiku shqiptarë.
Në më pak se 24 orë kënga ka mbi 100 mijë klikime në YouTube.












































