Kryefjala Logo

Vrau ciftin nga Vlora, gjykata le ne burg te dashuren e djalit, ja c’thane fqinjet

26 Dhjetor, 2020 | 4:11 pm

Gjykata italiane ka lënë në burg 36 vjeçaren shqiptare Elona Kalesha, e vetmja e arrestuar për vrasjen dhe copëtimin e trupave të Shpëtim dhe Teuta Pashos nga Vlora, në vitin 2015. Me urdhër të prokurores Ornella Galeotti, është vendosur që ajo të mbetet në izolim.

Edhe gjykatësi Angelo Antonio Pezzuti, ka konfirmuar pretencën e prokurores dhe ka thënë se Elona ka vrarë dhe më pas ka copëtuar trupat e pprindërve të ish- të dashurit të saj, shkruan newsbomb.al. Trupat e Shpëtim dhe Teuta Pashos u gjetën në ditët e para të dhjetorit në në disa valixhe, në një kanal pranë burgut Sollicciano.

Ata u zhdukën në nëntor 2015, një ditë para se djali i tyre të dilte nga burgu ku kishte vuajtur dënimin për drogë.

“Elona Kalesha mund të vrasë përsëri”, kështu e ka arsyetuar gjykatësi vendimin për të lënë në burg shqiptaren. Sipas gjyqtarit Pezzuti, Elona Kalesha paraqet rrezikshmëri seioze për të kryer sërish krime ose për t’u arratisur, shkruan newsbomb.al.

“Elona dyshohet se i futi bashkëshortët në kurth, kur erdhën në Itali për të parë djalin e tyre Taulantin, ish-të dashurin e vajzës në atë kohë. Taulanti, i burgosur në Sollicciano për krime droge, do të lirohej nga burgu më 2 nëntor 2015. Prindërit e tij u zhdukën një ditë më parë, dhe provat tregojnë se personi i fundit që i pa ata ishte Elona”, shkrujnë mediat italiane, transmeton newsbomb.al.

36-vjeçarja iu kërkoi prindërve të të dashurit të saj që flinin në shtëpinë në Felice Fontana në Firence, tani e kapur nga prokurori i cili shpreson të gjejë të dhëna të rëndësishme, megjithëse kanë kaluar pesë vjet nga vrasja. Shpëtim Pasho është therur me thikë në fyt kurse gruaja e tij Tauta, është rrahur dhe është mbytur në mënyrë brutale.

Sipas gjykatësit, Elona nuk ka vepruar e vetme, por në bashkëpunimin me të paktën dy persona që më pas do ta ndihmonin të copëtonte trupat, dhe më pas t’i transportonte në katër valixhe jashtë shtëpisë.

Në vendimin e gjykatësit ka dëshmi të fqinjve në Fontana që panë Elonën të mbante, katër ditë pas zhdukjes së bashkëshortëve, valixhe me erë të përzier dhe nga të cilat derdhej një lëng i kuq. Një fqinj i ka thënë Elonës në atë kohë se era që vinte nga valixhet dukej si aromë mishi i ndenjur, por ajo i është përgjigjur duke i thënë se i ishte thyer një shishe verë.

Elona gjithashtu ka detyruar një nga vajzat e çiftit, Victoria, të gënjejë duke thënë se prindërit e saj kishin fjetur me të në Castelfiorentino para se ajo të zhdukeshin, thuhet në vendimin e gjykatësit.

 

Newsbomb

Të ngjashme