Lifestyle
Mos e mbyllni takimin e parë pa bërë këto pyetje:
12 Janar, 2022 | 2:42 pm
Këto pyetje janë krijuar për të frymëzuar një bisedë më të këndshme ndërsa je ende duke kuptuar çfarë njeriu ke përballë.
Përshembull:
Çfarë fëmije ke qenë?
Duhet të kesh ndonjë nofkë… çfarë fshihet pas saj?
Në ç’vend ke dashur gjithmonë të shkosh?
Cila ka qenë puna jote më e keqe?
Ç’libër ke lexuar këto kohë?
Je i fiksuar me ndonjë personazh të famshëm?
Çfarë do shpëtoje të parat nëse shtëpia jote do shembej?
Me ç’lloj stërvitjesh, sporti merresh?
Ke një njeri që të frymëzon?
Nëse do fitoje 1 milion $, çfarë do kishe blerë ?
Cila është gjëja e parë në listën e planeve?
Çfarë doje të bëheshe kur të rriteshe, kur ishe i vogël?
Cila është dhurata më e bukur që ke marrë?
Nëse nuk mësoni diçka nga përgjigjet,problemin gjejeni tek vetja!