Lifestyle
Ndryshimet që duhet të bëni në jetën tuajm ardhjen e Vitit të Ri
31 Dhjetor, 2021 | 1:23 pm
1-Ushqehuni me kujdes. Shmangni ushqimet pa vlera, të skuqura dhe të paketuara.
2-Stërvituni. Duhet të ushtroheni të paktën 45 minuta për 3 ditë në javë.
3-I kushtoni vëmendjen e duhur gjumit. Përpara se të shtriheni për gjumë largoni të gjitha mendimet negative dhe kujdesuni të flini mjaftueshëm.
4-Qëndroni të hidratuar. Duhet të pini të paktën 2 litra ujë në ditë.
5-Vizitohuni rregullisht tek mjeku. Analizat e përgjithshme duhet t’i bëni çdo 3-4 muaj. Nëse ndjeni një simptomë apo çrregullim duhet të shkoni menjëherë tek doktori.
6-Thuani ‘JO’. Mos postoni ose kontrolloni rrjetet sociale pas orës 10 të darkës.
7-Mos qëndroni ulur për një kohë të gjatë. Shmangni jetesën sedentare. Bëni një shëtitje të shkurtër ose qëndroni disa minuta në këmbë pas dy orësh që keni qëndruar ulur.