Lifestyle
Të fiksuar pas etiketave të produkteve që blini?Mësoni si ti lexoni ato:
17 Dhjetor, 2021 | 11:47 am
“Pa yndyrë”, “I pasur me fibra”, ”Pa gluten”, “Organik”, janë këto disa nga termat reklamues që hasim gjithmonë në pjesën e përparme të produkteve.
Këshilla si të bleni shëndetshëm:
•Analizoni me kujdes përbërësit
Pasi të kontrolloni listën e përbërësve bëjini vetes këto pyetje: Si mund ta përgatis këtë ushqim në shtëpi? Mund ti blej të gjithë këta përbërës veç e veç në një dyqan?
•Injoroni pjesën ballore të paketimeve – ajo është reklamë. Mënyra më e mirë për të kuptuar cilësinë e përbërësve është kontrolli i listës së përbërësve që zakonisht ndodhet në pjesën e pasme të produkteve.
•Kontrolloni sasinë e produktit që përmban paketimi
Shpesh herë ndodh që sasisa e përbërësve që reklamohet në paketim, nuk përputhet me sasinë reale
•Fokusohuni tek ushqimet e shëndetshme dhe me vlera të larta ushqimore. Hani kur jeni të uritur dhe ndaloni së ngrëni kur jeni të kënaqur nga ushqimi.