Showbiz
Komentohen operacionet e Trixes, Beniada: Nuk ja kane bere mire!
28 Nëntor, 2021 | 1:32 pm

Beniada, Monika dhe Antonela kanë biseduar sot për operacionet plastike teksa ndodheshin në dhomën e gjumit. Gjatë bisedës ato janë ndalur te Beatrix për të cilën Beniada tha se ka bërë gjoksin. Por, sipas saj nuk ia kanë bërë mirë.
“Vjen ajo muskulatura kështu…Duket edhe Trixa e ka bo por nuk ia kanë bërë mirë të shkretës. Kur vesh fustane ka siklet unë e kuptoj… kur është një fustan i hapur. Mendoj se i ka bërë këtu në Shqipëri. Nuk ia kanë bërë mirë.”
E pyetur nga Antonela nëse ajo vetë i ka të bëra, Beniada e mohoi diçka të tillë.
“Unë nuk i kam të bëra se kam patur një problem te gjoksi dhe e kam bërë operacion dhe vit për vit të shtohet. Të marrin dhjamin nga barku dhe ta vendosin te gjoksi. Kam dy vjet. E kam patur dy e gjysmë tani e kam tre.”-tha ajo.













































