Kryefjala Logo

Hipokrizia e Monikës që qan për Fifin,por çfarë tha ajo për të me Arjolën?

26 Nëntor, 2021 | 1:03 pm

Pas vizitave që pati te psikologu, këngëtarja nga Kosova e ka parë të arsyeshme që të largohet nga shtëpia e Big Brother Vip ditën e djeshme.

Monika u shfaq mjaft e mërzitur nga ikja e saj, saqë  nuk po pushonte së qari për të.

Por, po të kthehemi tek dita  pas asaj që ndodhi me Fifin gjatë spektaklit ku Monika në një bisedë me Arjolën tha se sipas saj Fifi të gjithën e pati lojë.

Duke u munduar të flasin me kode, ajo thotë se nuk e beson se është e vërtetë.

Madje, edhe kur i ra të fikët, Monika ishte e vetmja banore e cila nuk lëvizi fare nga kolltuku ku ishte ulur dhe kjo u pa nga videot e pa transmetuara që bënë xhiro në internet.

Të ngjashme