Showbiz
Pas gjendjes se renduar te Fifit ne BB VIP, reagon e motra: Doja qe te dilje sepse…
24 Nëntor, 2021 | 1:39 pm
Mbremjen e djeshme pas nje debati me Balina Bodinakun dhe banoret e shtepise Fifi ka pesuar gjendje te fikti e shoqeruar me shume lot dhe shqetesime, aq sa rrezikoi largimin nga shtepia.
Diten e sotme pas kesaj ngjarje ka reaguar motra e saj nepermjet nje postimi ne Insta Story.
”Me fal qe nuk jam aty qe te te mbaj doren dhe te te them qe je njeriu me i drejte e me zemer te madhe. E sa keq me vjen qe sinqeriteti yt eshte keqperdorur aq shume. U luta shume te thuash do dal vetem se me ka marre malli per ty. Dhe u gezova shume qe nuk e the sepse e di qe do i bindesh te gjithe qe je nje shpirt artisti. Eshte e vertete qe nuk te duhet fitorja e BB para shendetit tend por eshte dicka qe do e kalosh, ke kalu sfida me te renda dhe jam e sigurt qe do e perballosh”- shkruan ajo.