Lifestyle
Instagrami dhe televizioni po i ndryshojnë botës perceptimin për fizikun ideal.
22 Nëntor, 2021 | 11:41 am
Personat që jetojnë në zonat rurale, kanë më pak akses në internet apo televizion dhe preferojnë femrat e mbushura. Ndërsa ata që jetojnë në zonat urbane preferojnë femrat me trup të hollë.
Është ky konkluzioni në të cilin ka arritur një studim i kryer për këtë çështje.
“Studimi ynë tregoi se televizioni ka një ndikim shumë të lartë në atë se çfarë perceptimi krijojnë njerëzit për trupin ideal të femrës” – thotë Martin Tovee, udhëheqës i këtij kërkimi.
Filmat, show-t televizivë, rrjetet sociale apo revistat janë kritikuar vazhdimisht pasi krijojnë pikëpamje të gabuara mbi përmasat ideale të trupit.
Më të prekura nga ky perceptim i deformuar janë femrat të cilat të ndikuara nga revistat dhe fotografitë e fotoshopuara të modeleve kërkojnë ti përngjajnë atyre me çdo kusht.