Lifestyle
Migrena, shqetësimi i mijëra shqiptarëve. Lexoni faktet rreth saj.
22 Nëntor, 2021 | 11:40 am
•Studimet kanë provuar se vetëm disa ushqime apo disa substanca në ushqime mund të shkaktojnë dhimbjen e kokës.
•Alkooli –“Është një burim pothuajse i sigurt i dhimbjes së kokës” – thotë neurologu Stewart Tepper. Konsumimi i alkoolit shkakton dehidratim dhe si rrjedhojë edhe dhimbje koke.
•Kafeina- është një prej shkaktarëve të dhimbjes së kokës. Edhe pse në sasi të vogla ajo mund të ndihmojë në kapërcimin e këtij shqetësimi. “Në qoftë se pini më shumë se dy filxhan kafe në ditë me shumë mundësi do të vuani nga dhimbja e kokës.
•Substancat shtesë në ushqim- Substancat që i shtohen ushqimeve për t’u dhënë ngjyrë, shije apo për t’i mbajtur të freskëta mund të shkaktojnë dhimbjen e kokës.
•Ushqime të tjera që shkaktojnë dhimbjen e kokës janë arrat kur i konsumojmë në sasi të mëdha, sallami, vaji, çokollata, avokado, kekët e gatshëm apo ëmbëlsira të tjera.