Showbiz
“Jo një, por dy bebe”Gëzimi i dyfishtë i Genta Ismajlit
19 Nëntor, 2021 | 1:27 pm
Genta Ismajli dhe partneri i saj, Usta, do të bëhen prindër.
Këngëtarja nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram ndan me ne lajmin e ëmbël se do të jetë nëna e jo të një, por të dy fëmijëve.
Foto tregon dy trupore, në njërën shkruhet “nuk do të kemi një”, ndërsa në truporen tjetër “por dy fëmijë”. Këngëtarja bëri të ditur se binjakët do të vijnë në jetë në janar.